Tucheli beson se Kane do të thyejë rekordin e Lewandowskit

16 janar 2024 | 12:13

Harry Kane i ka mahnitur të gjithë me performancën e tij këtë sezon me Bayern Munchen. Sulmuesi anglez ka realizuar deri më tani 22 gola në Bundesliga, kur është mbyllur vetëm gjysma e sezonit.

Trajneri Tuchel ka thurur elozhe për 30-vjeçarin duke u shprehur se Kane me këtë ecuri mund të thyejë edhe rekordin e vendosur nga Lewandowski në kohën që luante për Bayernin, kur realizoi 41 gola në kampionat gjatë një sezoni. Ritmi i Kane është i kënaqshëm dhe nëse vijon kështu 40 golat do t’i arrijë se s’bën.

Referuat rekordit të Lewas, Tuchel u shpreh: “Është në rrezik! Askush nuk e mendonte por ja që është në rrezik. Na duhet edhe pak fat, duhet që edhe ekipi të vijojë kështu! Harry duhet të jetë në formë dhe më pas do të shohim se çfarë do të ndodhë”. Kane u bashkua me Bayern në merkaton e verës nga skuadra e Tottenhami për shifrën e 86 milionë stërlinave. Tucheli shton se Kane ka një personalitet të madh, është shumë i përulur por bëhet një peshkaqen në fushë, pasi do që të shënojë, do që të fitojë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dymbëdhjetë gjimnaste nga Kosova të shoqëruar nga trajnerët e të…