Tucheli, Matthausit: Fituam 4-0, a na duhet ende një pikë kthese?

06 nëntor 2023 | 13:28

Trajneri i Bayern Munchen, Thomas Tuchel pas triumfit 4-0 në derbin ndaj Borussia Dortmund, ka deklaruar se skuadra e tij bëri një punë shumë të mirë.

Tekniku gjerman iu përgjigj të gjithë kritikëve të ditëve të fundit, me në krye Lothar Matthaus, pas eliminimit të Bayern nga Kupa e Gjermanisë, duke thënë me ironi se ndoshta edhe triumfi me katër gola për ta mund të mos mjaftojë.

“Për një skuadër që nuk ka bërë progres dhe ka marrëdhënie të këqija me trajnerin, mendoj se Bayerni ka bërë mirë sot. Për të tjerat pyesni ekspertët…Mund të thoni çfarë të doni, është puna juaj dhe unë nuk dua të hyj në këtë diskutim. Sot fituam 4-0, por sipas jush duhet të bëjmë ende një pikë kthese”, ka deklaruar Tuchel.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Restaurant Liqeni…