Turqia siguron kualifikimin në Evropian

15 tetor 2023 | 23:35

Turqia është kombëtarja e radhës që ka siguruar kualifikimin për në Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Kombëtarja turke shënoi fitore bindëse sonte ndaj Letonisë.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Konya Buyuksehir Belediye” me rezultatin 4:0.

Yunus Akgun (58’), Cenk Tosun (83’, 90+2’) dhe Kerem Akturkoglu (87’) shënuan golat e fitores për kombëtaren e drejtuar nga Vincenzo Montella.

Turqia pas kësaj fitore ka 16 pikë dhe prin në Grupin D, duke siguruar kështu një vend në “Euro 2024”.

Turqit do të zhvillojnë vetëm edhe një ndeshje deri në fund të ciklit kualifikues, ndaj Uellsit, më 21 nëntor.

Turqia ka diferencë prej gjashtë pikësh me dy pozitat tjera.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dafina Shala nga Gjakova shpall të pavlefshme dëftesat e shkollës…