‘Twitter’-i njofton se suspendoi gabimisht llogaritë e ambasadave serbe

23 gusht 16:28

Kompania “Twitter” ka njoftuar se llogaritë në këtë rrjet social të ambasadave serbe në Armeni, Iran, Indonezi, Nigeri, Zimbabve, Gana dhe Kuvajt, si dhe Konsullata e Përgjithshme në Çikago se janë pezulluar gabimisht më 18 gusht.

“Duke përdorur teknologjinë dhe burimet njerëzore, ne heqim miliona llogari çdo javë për shkeljen e udhëzimeve të manipulimit të platformës sonë dhe të postës së padëshiruar. Në këtë rast, gabimisht kemi ndërmarrë veprime përmbarimore në shumë llogari dhe ato janë riaktivizuar”, ka thënë një zëdhënës i “Twitter”-it për “Radion Evropa e Lirë”.

Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë ka njoftuar më 22 gusht se llogaritë e “Twitter” të këtyre ambasadave serbe janë pezulluar “pa asnjë shpjegim apo mesazh të mëparshëm që tregon për shkelje të mundshme të rregullave të komunikimit në atë rrjet social”.

Më 18 gusht, kjo kompani ka pezulluar gjithashtu llogaritë e dhjetëra deputetëve dhe politikanëve aktualë dhe të mëparshëm të Partisë Progresive Serbe në pushtet në Serbi, si dhe një zyrtari qeveritar.

Më 19 gusht, kjo kompani i ka thënë “Radios Evropa e Lirë” se me rastin e këtyre urdhrave të pezulluara nga Serbia, gabimisht ka marrë masa shtrënguese.

“Twitter”-i më pas ka pezulluar llogaritë e 13 anëtarëve të Partisë Progresive Serbe, të udhëhequr nga presidenti aktual, Aleksandër Vuçiq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka vizituar sot skuadrën e…