Tyson Fury mund të tërhiqet nga sporti

24 mars 2023 | 15:00

Frank Warren, promotori i boksierit kampion bote në peshën e rëndë Tyson Fury, ka thënë se britaniku mund të tërhiqet nga sporti, pasi nuk arriti të finalizojë duelin e unifikimit të titujve kampionë bote ndaj Oleksandr Usk.

Palët ishin në diskutime për ta zhvilluar këtë përballje më 29 prill në “Wembley” (Londër), por marrëveshja dështoi. Nuk është ende e sigurt nëse Fury do të tërhiqet apo jo, por në rast se e bën këtë gjë, atëherë ai duhet të dorëzojë titullin e kategorisë WBC. Kjo do t’i hapte rrugë boksierëve të tjerë të duelonin për këtë titull, përfshi edhe Usyk.

“Gjithçka është ende e paqartë për momentin, madje Tyson Fury mund të dalë në pension. Nuk e di saktësisht se çfarë dëshiron të bëjë. Ai mund të bëjë gjithçka që dëshiron, është i lirë”, ka thënë Frank Warren për “Secondsout” në lidhje me të ardhmen e Tyson Fury pas negociatave të dështuara me Oleksandr Usyk.

“Tyson nuk e ka shumë mendjen të paratë. Ai thjesht dëshiron të luftojë për të katër titujt e peshës së rëndë, por stafi i Usyk u tërhoq nga bisedimet dhe Tyson u mërzit”, ka deklaruar Warren. Fury, 34-vjeç, është i pamposhtur në ring (33 fitore e 1 barazim). Edhe vjet ai deklaroi se do të tërhiqej, por u rikthye sërish në ring.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Skender Hyseni Lumir Abdixhiku sërish qenka marrë me “armiqtë…