U kërkoi ta hetojnë masakrën e Dubravës, Prokuroria e Hagës i kthen përgjigje deputetit Dugolli

02 korrik 2023 | 20:45

Deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, i cili gjatë luftës ka qenë i mbijetuar i masakrës së forcave serbe në Burgun e Dubravës, ka pranuar përgjigjen nga Prokuroria e Specializuar në Hagë për kërkesën të cilën e kishte bërë më 29 prill.

Dugolli kishte kërkuar nisjen e hetimeve të krimeve të kryera gjatë planifikimit dhe ekzekutimit të masakrës së Burgut të Dubravës.

Postimi i plotë i Dugollit në “Facebook”:

Të dashur qytetarë,
Dua t’ju informoj se ditë më parë, kam pranuar një letër nga Prokuroria e Specializuar në Hagë. Letra konfirmon se Prokuroria ka marrë shkresën që i kam dërguar me postë më 29 prill, në të cilën kërkova nisjen e hetimeve të krimeve të kryera gjatë planifikimit dhe ekzekutimit të masakrës së Burgut të Dubravës. Letra e Prokurorisë po ashtu njofton se kërkesa ime do të shqyrtohet nga ana e tyre.
Ju falemnderit të gjithëve për mbështetjen tuaj. Mbetem me shpresë se Prokuroria e Specializuar do t’i japë fund pandëshkueshmërisë së autoriteteve të larta të Serbisë për këto krime monstruoze, si dhe ta shfrytëzojë këtë rast për të sqaruar përfundimisht nëse Gjykata Speciale është, apo s’është, gjykatë një-etnike.

Me respekt,
Enver Dugolli

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish ministri Skender Hyseni, ka thënë se nga opozita para…