
UÇK-JA E VËRTETË
11 korrik 2020
| 07:45
Ç’i shihja ato fytyra
Qenë ditë të vështira
Kapluar nga mynxyra
Po heronj dhe martira!
Secilin syresh rikujtoj
Të urtë e gjithë mirësi
E gjithherë a s’i nderoj
Të rënët për Pavarësi!
Jo kurrë s’duhet abuzuar
Me ata që jetën e dhanë
Për këtë shtet të bekuar
Më meritorët a nuk janë!
Rastisin diku ca mohues
Pa moral dhe mburravecë
Veç fondesh shpërdorues
Pa cipë o Zot sa mistrecë!
Por kalon një ditë furtuna
Qetësohen të gjitha retë
Kot thonë ashtu qe puna
S’ka si UÇK-ja e vërtetë!