UÇK-ja është vlera më sublime e popullit tonë!

13 qershor 2022 | 22:28

Shkruan: Armend Demaku

Kushdo që mendon se UÇK’ja e vetme do ta mposhtë ushtrinë jugosllave është totalisht i paditur, sikurse kushdo që mendon se NATO’ja do të interventonte në Kosovë pa ekzistencën e UÇK’së, ka problme serioze psikike ose është një manipulant i krisur!

UÇK’ja lindi si domosdoshmëri për të mobiluzuar botën përendimore mbi padrejtësitë dhe represionin që ushtronte me dekada aparati shtetëror serb nën petkun e Jugosllavisë.

Imagjinojeni një djalë të ri në të njëzetat pa pasur ndonjë përvojë ushtarake më parë, që merr guximin me një armë të stërvjetëruar t’i dalë përballë një superfuqie ushtarake siç ishte Jugsollavia! Forcat në terren lëre që ishin tërësisht të pabarabarta, por as nuk mund t’i futësh në një ranglistë për të bërë krahasime.

UÇK’ja është më shumë se ushtri, ajo është kauzë dhe themeli i shtetësisë sonë! Kushdo që e harron UÇK’në është njësoj sikur ta akuzojë atë! Dhe kushdo që akuzon UÇK’në, direkt sulmon rrënjët e shtetit tonë!

UÇK’ja e fitoi luftën, sepse fitoi kauza e saj! Kaq ka kjo punë!

Ndërsa, për disa neo – jugosllavë, një pyetje shumë e thjeshtë:

– A punuan diskotekat në kryeqytetin tonë pas masakrave të para që bëri policia serbe në fshatrat e Drenicës?!

– Përgjigjia është, po!

E hidhur, por e vërtetë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Ismail Syla Në 23 vjetorin e çlirimit të Kosovës…