Udhëtuan me “Charter” nga Belgjika në Londër, kapen 4 shqiptarë, në pranga edhe piloti dhe taksisti

26 mars 2022 | 18:06

Katër shqiptarë u arrestuan në Phoneix Parkëay pasi akuzohen se kanë fluturuar ilegalisht nga Belgjika në Londër, në një aeroport pranë Corby.

Në pranga po ashtu ka rënë piloti i avionit të vogël si dhe një shofer taksie. Piloti raportohet se është 52-vjeçari, Richard Styles. Ai ka fluturuar nga Belgjika me një avion me dy motorë teksa në bord kishte 4 shqiptarët.

Styles u akuzua për tentativë për të transportuar emigrantë të paligjshëm në Mbretërinë e Bashkuar në avionin e tij. Shqiptarët, tre burra dhe një grua, të gjithë të moshës nga 21 deri në 64 vjeç, janë në qendrën e emigracionit të Londër.

Ndërkohë pas verifikimeve vetëm shoferi i taksisë është lënë i lirë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anglia dhe Zvicra do të luajnë mes tyre ndeshje miqësore,…