UEFA publikon renditjen e fundit: Manchester City në vendin e parë

11 qershor 2023 | 15:07

Sezoni evropian 2022-2023 ka përfunduar edhe zyrtarisht me finalen e Ligës së Kampionëve të luajtur në mbrëmjen e së shtunës, ku Manchester City ka triumfuar ndaj Interit me rezultat 1-0.

Kështu UEFA ka publikuar renditjen për sezonin që shkoi.

Në vendin e parë është kampioni i ri evropian Manchester City, i ndjekur nga Bayerni dhe Chelsea.

Ndërkohë, në vendin e katërt është Liverpooli, teksa top pesëshen e mbyll Real Madridi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti,…