Ujkani: Duam fitore për Fadil Vokrrin

06 shtator 2018 | 11:02

Kapiteni dhe numri një në portën e Kosovës, Samir Ujkani, ka bërë me dije se dëshiron fitore për legjendën e futbollit dhe ish-presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, i cili ka ndërruar jetë muaj më parë.

“Jemi përgatitur maksimalisht këto ditë, sepse nuk ka kundërshtarë të lehtë. Azerbajxhani ka një skuadër të mirë, por ne do të përpiqemi ta japim maksimumin tonë të dijës dhe forcës që të dalim faqebardhë nga kjo ndeshje. Ekziston motiv  i dyfishtë për neve: do të luajmë për fitore dhe për ish-presidentin Vokrri”, ka thënë portieri Ujkani.

/Epoka e re/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka dështuar seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga opozita  lidhur…