Ulet me sukses në Mars roboti i ri i NASA-s

26 nëntor 2018 | 22:29

Agjencia amerikane e hapësirës, NASA, ka ulur me sukses robotin e ri në Mars.

“InSight” i NASA-s është mision i cili kushton rreth një miliard dollarë. Ai do të jetë në gjendje të gërmojë në një thellësi prej pesë metrash nën sipërfaqen e Marsit dhe do të dërgojë të dhëna për studime të mëtejshme nga shkencëtarët e Agjencisë Kombëtare të Hapësirës dhe Aeronautikës, NASA.

Ulja e tij u bë pas shtatë minutave dramatike, raporton “BBC”-ja.

Lajmin e ka përshëndetur edhe zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Departamenti amerikan i Shtetit përmes faqes zyrtare në “Twitter”, ka…