UNË BESOJ PRANDAJ JAM I SIGURT NË FITORE

08 shkurt 2024 | 11:08

Shkruan: Astrit Gashi

Sot tre muaj para zgjedhjeve parlamentare në Maqedoninë e Veriut jam i sigurt së BDI do të fitoj bindshëm dhe rezultati në zgjedhje do të jetë dyshifrorë.

Pse?

Sepse shqiptaret nuk kanë asnjë alternativë tjetër.!

Sepse shqiptarët kurrë nuk do të ngrohen nga drunjte e Karpatevë

Sot secili shqiptar që mendon dhe i don të mirën kombit të mendojë disa here para së të flet dhe mbështet mercenar e njerëz që financohen nga lindja dhe grupet radikale.

Unë Besoj dhe më gjithë forcën time do të angazhohem ti luftojë, mercenaret dhe hajdutet jo për ti hyrë në hater Ali Ahmetit por për dërguar ne vend amanetin e shokëve tanë që sakrifikuan jetën për lirinë tonë.

Unë Besoj sepse besoj në idealet e shokëve që ditën të ndërtojnë aleancë me fuqitë më të mëdha botërore.

Unë Besoj sepse e di që ekipi fantastik i BDI-së është alternativa e vetme që i bashkon shqiptaret në Frontin Europian.

Gjithë jetën jam rreshtuar me idealiste dhe ekipe të zgjuar që interesi kombëtare ishte dhe ka qene mbi atë personal prandaj sot besoj në Frontin Evropian dhe rininë e BDI-së.

Unë Besoj por nga sot jo me fjalë por me vepra secili të punojë që të gjithë shqiptaret të jene faktor jo vetëm në Maqedoninë e Veriut por edhe në Gadishullin Ballkanik.

E kjo arrihet jo me aleanca me profiter e njerëz të dyshimtë radikal por me ata të cilët na ndihmuan te fitojmë lufton tonë. Sot ata po ndërtojmë edhe shtetin tonë të përbashkët Maqedoninë e Veriut.

Asgjë nuk ndërtohet për një ditë, asgjë nuk arrihet brenda natës, sukseset dhe fitoret duan përkushtim ,durim dhe sakrificë të gjitha keto veti i ka Ali Ahmeti prandaj Unë Besoj!

Për fund ju ftoj të gjithëve edhe ju që do të reflektoni tek Ura e Gurit në sheshin kryesor të festojmë fitoren e Frontit Europian.
Me 8 maj duke filluar orën 21:00 e deri në mëngjes!!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xhiro e 21-të në Prince Caffe Superligë do të fillojë…