United – Barcelona, përballje titanësh në Ligën e Evropës

23 shkurt 2023 | 11:01

Liga e Evropës vjen sot me disa ndeshje shumë interesante për fazën e 1/16-ve. Vëmendja do të jetë në “Old Trafford” aty ku Manchester United pret Barcelonën. Sfida e parë në “Camp Nou” ishte spektakolare dhe u mbyll në barazimin 2-2 ndërsa në Angli do të luhet gjithçka për gjithçka me të dyja skuadrat që vijnë në formë optimale.

Nga ana tjetër, Juventus udhëton në Francë ku i pret përballja me Nantes. “Bardhezinjtë” synojnë që t’i shkojnë deri në fund këtij kompeticioni duke parë situatën në kampionat. Ndeshja e parë në Torino përfundoi në barazim 1-1 dhe tashmë gjithçka është e hapur.

Një tjetër skuadër italiane në vështirësi është Roma. Verdhekuqtë u mposhtën 1-0 nga Salzburg në transfertë dhe në “Olimpico” me mbështetjen e tifozerisë, të besuarit e trajnerit Jose Mourinho do të tentojnë përmbysjen.

Në ndeshjet e tjera, Union Berlin pret Ajax me sfidën e parë që përfundoi në barazim pa gola, Rennes do të tentojë përmbysjen në shtëpi ndaj Shaktar Donetsk me sfidën e parë që përfundoi me rezultatin 2-1 në favor të ukrainasve.

 

Image

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dje një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Shtime- Ferizaj,…