United kualifikohet në finale të Carabao Cup

01 shkurt 2023 | 22:55

Manchester United e ka fituar edhe ndeshjen e kthimit në gjysmëfinale kundër Nottingham Forest dhe kësisoj është kualifikuar në finalen e madhe.

“Djajtë e Kuq” triumfuan 2:0 në “Old Trafford” mbrëmjen e sotme, ndërsa fituan me rezultat të përgjithshëm 5:0 ndaj Nottingham Forest, shkruan Demokracia.com.

Po rrjedhte minuta e 73-të kur shifrat i zhbllokoi Martial nga afërsia, ndërkohë që tre minuta më vonë Fred vulosi epilogun e këtij takimi.

Manchester United në finale të Carabao Cup do të luajë kundër Newcastle United.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Tuzit dhe lider i Alternativës Shqiptare…