Unitedi gjunjëzohet nga West Hami

22 shtator 2019 | 17:01

Manchester United ka marrë një humbje zhgënjyese në javën e gjashtë të kampionatit anglez.

Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer është mundur 2-0 në fushën e West Ham dhe ka

zbritur në vendin e tetë të renditjes me tetë pikë, shtatë larg vendit të parë. Yarmolenko ka zhbllokuar ndeshjen në minutën e 44-t pas një kontrolli dhe një finalizimi perfekt, teksa Creswell ka realizuar të dytin dhe ka mbyllur ndeshjen në të 84-ën me një goditje dënimi të jashtëzakonshme. Manchester United ka pësuar gol në 11 transfertat e fundit që kanë luajtur në të gjitha kompeticionet, ecuria e tyre më e keqe që nga periudha prill-dhjetor 2002, kur kanë pësuar gol në 14 ndeshje të njëpasnjëshme.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së, Dhurata Hoxha, ka…