Unitedi ndalet nga Southamptoni

01 dhjetor 2018 | 20:37

Ka qenë gushti i 2003-it kur Southampton ka marrë fitoren e fundit në shtëpi në një ndeshje të kampionatit të luajtur kundër Manchester United.

Kjo ecuri negative dukej se do të mbaronte sot pas dy golave të shpejtë të shënuar nga “Shenjtorët” në 20 minutat e para të takimit.

Amrstrong ka kaluar në avantazh vendasit në minutën e 13-të, teksa Cedric ka dyfishuar shtatë minuta më vonë me një goditje dënimi magjike, ndaj së cilës De Gea nuk ka patur mundësinë të bëjë asgjë.

Ka qenë një pjesë e parë me dy fytyra për të dy ekipet, sepse në gjysmën e dytë të saj ka ardhur reagimi i miqve, të cilët kanë barazuar gjithçka në harkun e gjashtë minutave. Në të 33-ën ka ardhur ngushtimi i diferencave me një gol të rrallë për United.

Autori, në fakt, ka qenë Romelu Lukaku, i cili nuk shënonte për “Djajtë e Kuq” prej 981 minutash. Në të 39-ën ka ardhur edhe goli i dytë i miqve, i realizuar me thembër nga Herrera.

Golat dhe spektakli kanë munguar në pjesën e dytë, me rezultatin që ka mbetur i pandryshuar. Kjo pikë nuk ndihmon asnjë nga dy ekipet, me United që mban vendin e shtatë në renditje, katër pikë larg zonës Champions dhe 16 pikë larg kreut. Southampton, nga ana tjetër, mban vendin e 18-të me 9 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jventusi luan një tjetër kampionat dhe vijon të vrapojë drejti…