Universiteti i Minnesotas i ndan çmim prestigjioz ministrit Lluka

10 dhjetor 2019 | 11:52

Universiteti i Minnesotes, së bashku me Fakultetin e Biznesit të këtij universiteti, Carlson School of Management, i ka ndarë një çmim prestigjioz ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, për lidership, Distinguished Leadership Award for Internationals, çmim ky që jepet te studentët e diplomuar që kanë treguar arritje të veçantë dhe ndihmojnë vendet e tyre në zhvillim.

Ministri Lluka ka thënë se ishte moment krenarie dhe emocionale që pikërisht pas 10 viteve nga diplomimi, të pranojë këtë çmim përmes një ceremonie simbolike të organizuar enkas për këtë çmim.

“Ky çmim do të shërbejë si një motivim për të kontribuar më shumë për vendin dhe komunitetin, duke mbajtur me krenari emblemën e këtij universiteti kudo që shkoj. Koha e kaluar atje në vitin 2007 – 2009 ka qenë padyshim periudha më e mirë në jetë si për nga eksperienca, ashtu edhe për nga përfitimi edukativ”, ka thënë Lluka.

Image preview

Universiteti i Minnesotes ka rreth 65,000 studentë dhe është në top 50 universitetet në botë.
Shkolla e Biznesit në këtë universitet renditet në top 25 shkollat në ShBA për programin e biznesit në nivelin Master (MBA).

Studimet janë mundësuar duke iu falënderuar Fondit Kosovar Amerikan të Edukimit (Kosovo American Education Fund – KAEF), që akoma vazhdon të dërgojë 6 deri 8 studentë në ShBA për studime të nivelit Master.

Shkolla e biznesit në këtë universitet, këtë vit feston 100-vjetorin e themelimit dhe në publikimin e saj vjetor, ka përzgjedhur 100 fytyra, të cilat kanë kontribuar në zhvillim të vendit, ku ndër ta është edhe emri i ministrit Lluka.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka lansuar ndërlidhjen e sistemeve…