Uroj që Pashkët sot të jenë të mbushura me festë e gëzim

09 prill 2023 | 08:57

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar besimtarët katolikë për Pashkët.

Osmani, përmes një postimi në Facebook, ka uruar që kjo festë të jetë e mbushur me gëzim dhe begati.

“Festat sikur Pashkët, na rikujtojnë se fuqia e shpresës, besimit e dashurisë, gjithmonë triumfon mbi sfidat më të mëdha. Pashkët janë manifestim i vlerave tona të përbashkëta njerëzore, mbështetjes, humanizmit e solidaritetit, të cilat populli ynë vazhdon t’i kultivojë në vazhdimësi. Uroj që Pashkët sot të jenë të mbushura me festë e gëzim, e shtëpitë tuaja me begati”, ka shkruar Osmani në Facebook.

“Për shumë mote, gëzuar Pashkët!”, ka shtuar ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tri ndeshje tejet interesante do të luhen sot në javën…