Ushtria do të veprojë në gjithë territorin e Kosovës

20 tetor 2018 | 09:43

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Rrahman Rama, ka thënë se miratimi i projektligjeve për transformimin e kësaj force në ushtri është një e arritur e madhe për shtetin e Kosovës.

Ai ka theksuar se kompetencat e FSK-së do të jenë të njëjta me ato të ushtrive moderne të shteteve demokratike.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Rama ka bërë me dije se FSK-ja do ta ketë për mision mbrojtjen e integritetit territorial të Kosovës, por edhe obligimet e tjera që dalin varësisht prej nevojave të shtetit dhe qytetarëve.

Në këtë kontekst, ai ka deklaruar se FSK-ja do të veprojë në gjithë territorin e Republikës së Kosovë pa dalluar jugun apo veriun.

Gjenerallejtënant Rrahman Rama ka treguar se me mandatin e ri FSK-ja do t’i ketë 5 000 pjesëtarë aktivë dhe 3 000 rezervë.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drenica dhe Lira përballen sot në stadiumin “Bajram Aliu” në…