Vaji i susamit u ndihmon diabetikëve

14 prill 2021 | 18:09

Vaji i Susamit eshte konsideruar shpesh si “mbreti i vajrave” për benefitet e tij të mrekullueshme për organizmin dhe dermo-estetikën.

Susami është një nga farat më të vjetra në botë me një histori mbi 5000-vjeçare dhe për vetitë e mëdha shëruese renditet përkrah me mjaltin, shafranin e Indisë, hudhrën, xhenxhefilin etj.

Vlerësohet maksimalisht për veprimin e fuqishëm antibakterial, antimykotik dhe antiinflamator. Si një antioksidant i fuqishëm, vaji i susamit neutralizon radikalet e lira, duke e detoksifikuar organizmin. Ky vaj, gjithashtu është shumë i pasur me acidin omega-3, acid ky që ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolit të keq në gjak, duke ndihmuar kështu në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare.

Susami është një burim i mirë i vitaminave B kompleks, acidit folik, riboflavinës, kalciumit, hekurit, manganit, zinkut, magnezit, selenit dhe bakrit, të cilat kanë rol kyç për kockat, ruajnë shëndetin e qelizave të kuqe të gjakut, si dhe rregullojnë punën e muskujve dhe të zemrës, ndërsa parandalojnë disa lloje kanceri (I zorrës së trashë, i prostates, i gjirit, i mushkërive, i pankreasit dhe leuçemisë).

I shkëlqyer për mirëfunksionimin e aparatit tretës, lubrifikues i mirë i artikulacioneve, dezinfektant për fytin dhe trajtues efikas i sinuzitit e gingiviteve, vaji i susamit konsiderohet si “mbreti i vajrave”. 

PËR DIABETIN

Vaji i susamit është një “pilulë” vitaminash e mineralesh, të cilat shërbejnë për ruajtjen e shëndetit të zemrës dhe sidomos, për të kontrolluar diabetin e tipit 2.

Shkencëtarët kanë konstatuar që vaji i susamit përmirëson efikasitetin e ilaçeve orale (glibenklamidi), të cilat përdoren për kontrollimin e diabeti të tipit 2, por edhe përgjithësisht të ilaçeve të tjera. Ndaj, për pacientët diabetikë këshillohet që të përdoret vazhdimisht në doza të vogla (psh në ushqime, sallatra, duke e pirë me lugë kafeje etj).

PËR SKELET TË DOBËT

Ndërkaq, vaji i susamit rekomandohet jashtë mase për fëmijët që s’po u zhvillohet mirë skeleti, ose të rriturve që kanë problem kockash. Në sajë të pranisë së konsiderueshme të aminoacideve si metonina dhe triptofani, vaji i susamit është vendimtar për një shumëllojshmëri aktivitetesh organike, si në fazën e rritjes dhe në moshën e rritur. Niacini, thiamini dhe riboflavini, si dhe mineralet esenciale të tilla si kalciumi, seleni, magnezi, fosfori dhe hekuri, lejojnë që ai të veprojë si një mbështetës i sistemit imunitar dhe në plotësimin muskuloskeletal, si pjesë e një programi për parandalimin e osteoporozës.

VAJI I SUSAMIT MAHNIT NË DERMO-ESTETIKË

Falë sasisë së konsiderueshme të vitaminës E, vaji i susamit mund të parandalojë krijimin e parakohshëm të rrudhave dhe plakjen e lëkurës. Zinku në vajin e susamit lehtëson irritimin e lëkurës, shëron aknet dhe puçrrat, madje arrin të zhdukë edhe shenjë të vjetra plagësh, djegiesh etj. Duke qenë i pasur me antioksidantë, vaji i susamit pastron toksinat që nga shtresat e thella të lëkurës, trajton njollat e errëta dhe redukton rriskun për kancer të lëkurës. Farat e susamit që kthehen në vaj janë të pasura me zink, një mineral i rëndësishëm për prodhimin e kolagjenit, aq thelbësor për rigjenerimin e indeve të dëmtuara. Për vetitë dhe përdorimet më tipike të vajit të farave të susamit mund të lexoni në vazhdim…

6 RECETA ESTETIKE ME VAJ SUSAMI

  1. SI TË BËNI PASTRUES LËKURE. Kur aplikohet në lëkurë, vaji i susamit lidh papastertitë e tretshme në yndyrna, të cilat largohen më tej duke e larë fytyrën me një sapun natyral e ujë të ngrohtë. Përzieni ½ filxhani (çaji) vaj susami me ½ filxhani uthull molle dhe ¼ filxhani ujë. Aplikojeni përzierjen çdo natë, pasi ta keni njomur fytyrën me ujë.

 2. KTHENI SHKËLQIMIN E FYTYRËS. Nëse fytyra juaj duket si e zbehtë dhe e lodhur, atëherë ka ardhur koha të fusni vajin e susamit në përdorim. Ai ndihmon në tonifikimin e lëkurës, ruan fleksibilitetin e saj, duke e mbajtur lëkurën të butë e të lëmuar. Aplikoni vaj susami në fytyrë duke e masazhuar me kujdes. Pastaj bëni skrab (scrub) me sheqer te kuq. Lajeni fytyrën me sapunin natyral e ujë të ngrohtë dhe në fund shpërlajeni me ujë të ftohtë për të mbyllur poret. 

  1. KURONI INFEKSIONET E LËKURËS. Aftësia shëruese e vajit të susamit i atribuohet vetive antiinflamatore, antibakteriale e antimykotike të tij, kurse aftësia rigjeneruese e tij lidhet me stimulimin e sintezës së kolagjenit. Vaji i susamit është efikas në trajtimin e infeksioneve mykotike si “këmba e atletit”, ndërsa për infeksionet vaginale përdoret i përzier me ujë të ngrohtë. Nëse aplikohet vazhdimisht, vaji i susamit ndihmon në shërimin e prerjeve të vogla dhe largimin e shenjave, përfshirë ato të paslindjes me operacion cezarian. 
  1. NË VEND TË KREMIT SOLAR… Aplikoni çdo ditë vajin e farave të susamit në lëkurë për ta mbrojtur atë nga veprimi dëmtues i rrezeve UV të diellit, në vend të kremit solar. Ky vaj shërben edhe si një barrierë natyrale për lëkurën ndaj papastërtive e tymrave në ajër. Pas ekspozimit në diell, vaji i susamit mund të përdoret me sukses për të trajtuar tharjen e lëkurës e të djegurat e saj, falë vetive të tij hidratuese e rigjeneruese. 
  1. ZGJIDHJA PËR LËKURËN E BEBEVE. Skuqjet e irritimet në lëkurën e bebeve, veçanërisht në zonën e kontaktit me pelenat, mund të parandalohen e të mbahen nën kontroll nëpërmjet masazhit me vaj susami. Përveç kësaj, ky vaj parandalon edhe tharjen e tepërt të lëkurës, duke i mundësuar asaj hidratimin e ushqimin e duhur. Vaji i farave të susamit mund të përdoret edhe në fytyrë e zona të tjera, për ta mbrojtur bebin nga problemet e lëkurës. Duke e bërë këtë vaj pjesë të përkujdesjes ndaj bebit tuaj, ju i mundësoni atij gjumë të qetë e rritje të shëndetshme, falë të gjitha të mira që i dhuron vaji i susamit. 
  1. TRAJTONI THEMBRAT E ASHPRA. Aplikoni vajin e susamit në thembra çdo natë para se të flini. Vishni çorape pambuku (kujdes njollat) dhe mbajini këmbët ashtu të lyera me vaj gjithë natën. Brenda pak kohësh nga përdorimi i vazhdueshëm i vajit të susamit, ju do të keni këmbë e thembra të buta.

Puçrrat në kurriz, përtharja me vaj Susami dhe Turmerik

PUÇRAT NË KURIZ, PËRTHARJA ME VAJ SUSAMI DHE SHAFRAN INDIE (TURMERIK)

Problemi i puçrrave është i ngjashëm me atë të celulitit, nuk ka femër që të mos ketë ndonjë tek-tuk. Madje, po ta vini re, ato shfaqen e rishshfaqen gjithmonë në të njëjtën pjesë. Dhe një ndër këto pjesë është edhe kurrizi, ku shpesh edhe mund të infektohen. Ja receta me bazë vajin e susamit për t’i përtharë puçrat e kurrizit… 

PËRBËRËSIT: 2 lugë gjelle shafran Indie (turmeric) 1 lugë gjelle vaj susami dhe 2-3 pika limon.

PËRGATITJA: Miksoni shafranin e Indisë me vajin e susamit edhe limonin dhe krijoni me to një pastë. Aplikojeni atë në zonën ku keni puçrra në kurriz. Lëreni të veprojë për rreth një orë dhe më pas shpërlajeni. Përdoreni këtë ilaç natyral një ose dy herë në ditë për disa ditë radhazi. Gjithashtu, pini qumështin me shafran Indie dy herë në ditë për të luftuar inflamacionin dhe dhimbjen që shkaktojnë puçrrat.

Për informacione të mëtejshme, per porosi ju lutemi klikoni ne link dhe na shkruani në send message

https://www.facebook.com/100455154719156/posts/483243133107021/?d=n

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Ismet Krasniqi, ka…