Vajza 9-vjeçare nga Shtimja jep për Shqipërinë dhuratën e vet më të çmueshme, kukullën

29 nëntor 2019 | 17:17

Nëntëvjeçarja Zerina Jakupi, nxënëse e klasës së IV ShFMU “Emin Duraku” në Shtime, është solidarizuar me tërmetin që goditi Shqipërinë, ku mbetën të vdekur dhjetëra persona dhe mbi 700 të tjerë u lënduan.

Zerina ka dhënë dhuratën e vet të çmueshme për Shqipërinë, një kukull.

Pra, dikush jep pensionin, dikush mëditjen, dikush strehimin, kushdo jep diçka nga mundësia dhe zemra. Zerina ka vendosur ta japë kukullën e saj për ndonjë shoqe të mërzitur për lodrat e humbura në tërmetin e kobshëm të 26 nëntorit.

Fotografia e Zerinës, e cila është publikuar nga e ëma, Kimete Hoxha, në rrjetin social “Facebook”, publikohet në versionin online të “Epokës së re”, me lejen e prindërve.

Zerina, e ka dhuruar lodrën e saj të dashur për një fëmijë nga Shiqëria.

Publiée par Kimete Hoxha sur Vendredi 29 novembre 2019

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Muhamet Mavraj Shpesh po dridhesh Po djersitesh Ku po te…