Valë reagimesh ndërkombëtare për vrasjet e palestinezëve në Gaza

15 maj 2018 | 20:53

Dënimi ndërkombëtar i vrasjes së 60 protestuesve palestinezë në Gaza është përshkallëzuar ndërsa dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën në enklavën e pushtuar për të varrosur të vdekurit.

Vrasjet ndodhën të hënën gjatë demonstratave në gardhin e Gazës, teksa po zhvillohej ceremonia e transferimit të ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Jerusalem, e cila përmbysi dekada të politikës së jashtme të SHBA’së, shkruan “Guardian”.

Kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar, Theresa May, ishte mes atyre që foli fuqishëm të martën. Një zëdhënës tha se ishte “thellësisht e trazuar” nga përdorimi i zjarrit të Izraelit dhe “shkalla e dhunës”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar besimtarët myslimanë me…