Valverde emërohet trajner i Bilbaos

30 qershor 2022 | 13:17

Ernesto Valverde është emëruar trajner i ri i Athletic Bilbaos. Lajmin e bëri të ditur vetë klubi, përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

Kjo është eksperienca e tretë e spanjollit në stolin e “Baskëve”, pasi të njëjtën skuadër e drejtoi edhe dy herë të tjera në të kaluarën.

Valverde u rikthye te posti i trajnerit pas një kohe pushimi, pas largimit nga detyra te Barcelona.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas ndërhyrjes së rëndë kirurgjikale në krah para pak ditëve…