Valverde: Lyoni kundërshtar i fortë, por ta shfrytëzojmë mungesën e Fekirit  

19 shkurt 2019 | 14:27

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde ka folur para ndeshjes me Lyonin. Ai ka thënë se skuadra franceze është shumë e rrezikshme çka e dëshmon edh fakti se ende nuk ka pësuar asnjë humbje në Ligën e Kampionëve.

“Kemi mbërritur në fazën e të tetave dhe kemi kohë që presim këtë përballje. Jemi të ndërgjegjshëm se Lyon është një skuadër shumë e mirë që nuk ka humbur ende asnjë ndeshje në këtë edicion të Champions League. Në shtëpinë e tyre ata janë të frikshëm”, ka thënë Valverde.

“Do të jetë një ndeshje e komplikuar. Është e vërtetë që në disa ndeshje nuk kemi arritur të gjenerojmë raste, por zakonisht luajmë në sulm. Duhet të bëjmë një ndeshje të madhe për të tentuar të fitojmë. Jemi tërësisht të përqendruar te ndeshja e të martës”, ka deklaruar Valverde.

Trajneri i Barçës, ka deklaruar se futbollistët e tij duhet të shfrytëzojnë mungesën e Fekirit: “Lyon ka futbollistë të mëdhenj si Mendy, Fekir, Depay dhe Traore. Ajo që më pëlqen është se ata sulmojnë gjithmonë dhe do të ushtrojnë presion mbi ne. Fekir është një futbollist deçiziv në ndeshje, nuk mund ta mohoj. Është një mungesë e rëndësishme për Lyon dhe ne do të përfitojmë nga mungesa e tij”.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka, ka thënë se…