Van Dijk favorit për ‘Topin e Artë’

03 korrik 2019 | 20:21

Eliminimi i Argjentinës nga Kupa e Amerikës mes polemikave për gjykimin e diskutueshëm ndaj Brazilit, do të  japë me të gjitha gjasat efekt edhe në dhënien e çmimeve individuale.

Gara për “Topin e Artë” e cila dukej një sprint dyshe mes Lionel mesit dhe Virxhil Van Dijk, tani ka favorit këtë të fundit në kuotat e shpërndara.

Nga një koeficent 1.9 që kishte para sfidës në Kupën e Amerikës, Lionel Messi tani ka rrëshqitur në vendin e dytë. Më i vlerësuari aktualisht është mbrojtësi i Liverpoolit, Virxhil  Van Dajk. Autor i një sezoni fantastik me fanelën e reds që kulmoi me suksesin në Ligën e kampioneve, futbollisti që është kthyer në një digë të pakalueshme tani është favorit.

Van Dijk duhet ende të zhvillojë 3 finale të tjera këtë vit, me Superkupën e Evropës ndaj Chelseat dhe botërorin e klubeve si synimet kryesore, por edhe pa këto trofe, holandezi mbetet në majën e preferencave. Cannavaro ishte mbrojtësi i fundit që fitoi “Topin e Artë”, por tani me lojën në fushë Van Dijk do ta rikthejë vlerësimin individual në këtë rol.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kongresisti amerikan, Eliot Engel, gjatë ditës së sotme ka qëndruar…