Van Dijk: Nuk mund të krahasohem me Messin  

24 shtator 2019 | 12:49

Ylli i Liverpool, Virgil van Dijk, ka thënë se nuk mund të krahasohet me Lionel Messin, duke hedhur poshtë çdo pretendim që ai ishte i zhgënjyer pasi fitoi çmimin e më të mirit nga FIFA.

Van Dijk përfundoi i dyti pas superyllit të Barcelonës Messi për çmimin e së hënës, me sulmuesin e Juventus dhe Portugalisë, Cristiano Ronaldo që zuri vendin e tretë.

“Njerëzit që votojnë morën një vendim dhe ju duhet ta pranoni atë. Ky është rasti dhe si lojtarë nuk mund të krahasosh mua dhe Messin sepse është krejtësisht ndryshe. Jam shumë krenar që jam këtu”, ka thënë Van Dijk.

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Adria Airways ka njoftuar se më 23 shtator 2019 në…