Varane pensionohet nga kombëtarja

02 shkurt 2023 | 13:47

Mbrojtësi qendror, Raphael Varane i ka dhënë fund aventurës së tij te Përfaqësuesja e Francës. 29-vjeçari i Manchester United e ka marrë këtë vendim i cili është bërë zyrtar edhe nga Federata e Futbollit të Francës.

“Pas 10 viteve dhe 93 paraqitjeve me Francën, Raphael Varane ka vendosur të tërhiqet nga Kombëtarja. Faleminderit për gjithçka Varane”, ka shkruar faqja zyrtare e Francës. Varane me Francën ka arritur ta fitoj Kupën e Botës në vitin 2018 dhe Ligën e Kombeve në vitin 2021.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Cristiano Ronaldo mund të jetë lojtari më i pagur në…