Vardy, synim i Unitedit

15 gusht 2022 | 17:25

Manchester United e ka nisur në mënyrë katastrofale kampionatin anglez. Papritur “djajtë e kuq” pësuan dy humbje në dy ndeshjet e para, duke shkaktuar pakënaqësi të madhe te tifozët.

Klubi dhe drejtuesit po mendojnë që të ndërhyjnë në merkato për një sulmues. Sipas “The Athletic”, në skenë ka dalë emri i bomberit të Leicester City, Jamie Vardy.

Vardy ka edhe një vit kontratë me “Dhelprat”. 35 vjeçari anglez ka mjaft eksperiencë në futbollin anglez, çka ka bërë që te Manchester United të futen seriozisht në garë për të.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Ekonomisë ka njoftuar se falë bashkëpunimit mes Kosovës…