Vazhdojnë ‘përplasjet’ PDK-Nisma në Skenderaj

19 qershor 2018 | 15:19

Deklarata e kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, se ai e ka nxjerr Skenderajn nga lloçi dhe se të tjerët kanë përfituar vota nga puna e tij është bërë ‘sebep’, i përplasjeve mes zyrtarëve të PDK-së dhe Nismës.

Fillimisht kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku kishte reaguar duke thënë se Limaj ka dhënë kontribut në zhvillimin e Skenderajt, por që nuk ka forcë politike në Skenderaj.

E, pas kësaj deklarate ka reaguar asamblisti i Nismës në Komunën e Skenderajt, Beqir Veliu i cili në llogarinë e tij në “Facebook”, ka shkruar se Nisma tashmë ka rreth 20 nëndegë, dy prej të cilave në fshatin e tij në Prekaz.

“Gjithashtu e çmojmë vlerësimin e tij për kontributin e z. Fatmir Limaj për zhvillimin e Skenderajt fakt qe vlen për krejt Kosovën. Ne jemi te gatshëm si Nisma që në Asamblenë Komunale dhe në të ardhmen të japim kontributin tonë. Rritja e Nisma është shëndet për partitë tjera dhe për partinë e z. Lushtaku”, ka shkruar ndër të tjera Veliu në llogarinë e tij në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të martën është lansuar programi i Skriningut të kancerit të…