Vazhdon gjykimi në Hagë

17 mars 2022 | 09:24

Në Dhomat e Specializuara në Hagë sot vazhdon seanca në çështjen ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt ku pritet të jepen deklaratat përmbyllëse.

Në fjalën përmbyllëse të mërkurën, mbrojtja kërkoi që ish kreu i OVL UÇK-së, Hysni Gucati, të shpallet i pafajshëm. Sipas avokatit të tij nuk ka prova të pranueshme që vërtetojnë akuzat me të cilat klienti i tij ngarkohet.

Edhe avokati i Nasim Haradinajt, ka deklaruar se Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk është në gjendje të vërtetojë asnjë nga pikat e akuzave të Haradinajt.

Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj u arrestuan më 25 shtator 2020 prej kur edhe po qëndrojnë në paraburgim në Hagë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një burrë nga Irlanda e Veriut tha se ai udhëtoi…