Vazhdon shitja e biletave për ndeshjen Kosovë – Irlandë

22 shkurt 2024 | 13:13

Sonte Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll do të zhvilloje ndeshjen kundër Irlandës për Rrethin e Parë Parakualifikues për Kupën e Botës 2027.

Biletat janë në treg edhe sot dhe mund të blihen në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Federata e Basketbollit ka njoftuar se çmimi është 4 euro dhe 2 euro nga çdo biletë e shitur do të shkojnë për fëmijët e SOS Fshat.

Në këtë mënyrë tifozët kanë mundësi të ndihmojnë basketbollistët e Kosovës me përkrahjen e tyre dhe fëmijët e SOS Fshat.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pritja po shkon drejt fundit dhe më datë 29 shkurt,…