Vdekja e policit në Podujevë, dyshohet se u vra nga pakujdesia

19 nëntor 2018 | 09:14

Mbrëmjen e së dielës rreth orës 21:00 togeri i Policisë së Kosovës me inicialet H.Zh ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga plagosja me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Penuh të Podujevës, ndërsa vdekjen e viktimës e ka konstatuar stafi mjekësor në QKUK.

Lidhur me këtë rast njësitet policore kanë arrestuar një të dyshuar me inicialet T.Zh, i cili me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

Hetuesit policor  janë dukepunuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin, i cili është cilësuar si ‘vrasje nga pakujdesia’.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Kosovës shënon sot Ditën e Konventës Ndërkombëtare për…