Vdes ish i dërguari i posaçëm i OKB-së për Kosovën

10 shkurt 2022 | 11:05

Është ndarë nga jeta në moshën 83-vjeçare ish-ministri i Jashtëm i Sllovakisë dhe deputeti i Parlamentit Evropian, Eduard Kukan.

Kukan ishte ministër i Jashtëm i vendit të tij nga viti 1998 deri në vitin 2006. Ai ishte anëtar i Parlamentit Evropian nga viti 2009 deri në vitin 2019.

Në vitin 1999 ai ka shërbyer si i dërguar i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për Kosovën, i emëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i atëhershëm i OKB-së, Kofi Annan. Këtë rol ai e ka mbajtur së bashku me Carl Bildt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, ka zbuluar…