Vehapi, Listës Serbe: Jeni të sigurt të flini në institucionet e Kosovës

02 dhjetor 2018 | 20:07

Zyrtari i lartë i PDK-së, Idriz Vehapi, ka reaguar ndaj veprimit të fundit të deputetëve të Listës Serbe, të cilët kanë vendosur që ta kalojnë natën e sotme në hapësirat e grupit parlamentar të tyre në Kuvendin e Kosovës.

“Deputetët e Listës Serbe paskan deklaruar se do të flejnë në Kuvend derisa Komisioneri Evropian për Negociata, Johanes Hahn të vijë në Kosovë për taksat e mallërave të Serbisë. Në rregull. Ata mund të flejnë të sigurtë në institucionet e Kosovës. Por, në këto situata, vlen ta përmendim se nuk kemi harruar që gjatë viteve të ’80-ta e ’90-ta, pushteti serb na ka rrahur keq kur kemi dalë t’i presim miqtë ndërkombëtarë! Dhe, ne në atë kohë kemi kërkuar liri e barazi!  Kjo është diferenca!!!”, ka shkruar Vehapi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tetëdhjetë e katër refugjatë janë shpëtuar në detin “Egje” nga…