Veliaj hap front lufte me Ilir Metën: Do të ketë fatin e Berishës!

27 qershor 2022 | 09:54

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka sulmuar sot Presidentin Ilir Meta.

Ai ka thënë se opozita ka përfunduar me “herë një nongrata që ia merr partinë tjetrit, dhe partia tjetër e opozitës që tani e merr burri në vend të gruas”.

Por nuk ka ndaluar me kaq Erion Veliaj. Ai ka sulmuar Ilir Metën duke thënë se do të ketë fatin e Berishës sapo të iki si President. Me sa duket Erion Veliaj duhet të ketë informacione të besueshme, pasi edhe kur doli nongrata ish-kryeministri Berisha, kryebashkiaku tiranës ishte në Uashington. Asokohe akoma pa dalë vendimi zyrtar për Berishën, në qarqe shumë të ngushta të kryeqytetit e dinin vendimin për nongrata.

Sulmi që ka filluar ndaj lir Metës, ka mundësi të lidhet me kandidimin e dukshëm të Metës për kryebashkiak në Tiranë në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2023.

Në të vertetë asnjë kandidat tjetër nga opozita nuk e sfidon dot Erion Veliaj, me përjashtim të Ilir Metës, ku beteja do të jetë si Vaterloja e Napoleon Banopartit me 18 qershor 1815.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipas The Daily Telegraph, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky mund…