Vendimi më i “madh” i Qeverisë Kurti 2

11 prill 2021 | 21:01

Mbyllja e gastronomisë, ora policore gjatë natës dhe masat tjera për parandalimin e pandemisë COVID-19 është vendimi më i madh që qeveria në krye me Albin Kurtin ka marrë në tri javët e para.

Ky vendim u aprovua në njërën nga pesë mbledhjet që organizoi ekzekutivi i ri, që nga 22 marsi, njofton Klan Kosova.

Tërë kjo periudhë karakterizohet më së shumti me emërime në pozita, për t’u kompletuar stafi qeveritar.

Por kryeministri fillimin e mandatit e lidhi ngushtë me zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente. Andaj edhe planin udhëheqës e kushtëzoi me këtë proces.

Kurti u interesua edhe personalisht që t’i bëjë votat për presidenten, duke marrë një deputete nga opozita për t’ia bashkuar grupit të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Një natë para 4 prillit, këta të fundit drodhën skenën politike duke propozuar ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet që u aprovua në nga qeveria, por që dështoi në kuvend.

Megjithatë ekzekutivi nuk ka shpalosur ende planin qeverisës. Kurse një pjesë e stafit është koncentruar në fushatën zgjedhore në Shqipëri për të përkrahur kandidatët e Vetëvendosjes për deputet.

Deri tash, Kurti ka adresuar një kërkesë në Agjencinë Kosovare të Privatizimit, për ta pezulluar aktivitetin që lidhet me pronën shoqërore.

Kurse ka pranuar koncept-dokumentin nga Ministria e Drejtësisë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Aktiviteti në të njëjtin interval kohor dallon në qeverinë Kurti 1. Asokohe, kabineti i Albin Kurtit i zbriti pagat, shkarkoi koordinatorët nacionalë e bordeve të ndërmarrjeve publike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Moti me diell gjatë kësaj fundjave joshi mijëra kosovarë që…