Vendimi për vizat, Rama: BE-ja më në fund po e heq nga vetja njollën e turpit ndaj Kosovës

09 mars 2023 | 13:52

Kryeministri i Shqipërisë,  Edi Rama, ka përshëndetur vendimin e Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian (BE) për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Rama ka thënë se me këtë vendim, BE-ja është duke e hequr nga vetja njollën e turpit ndaj Kosovës.

“Një hap i vonuar padrejtësisht me vite u hodh sot nga BE-ja, e cila më në fund po e heq nga vetja njollën e turpit të trajtimit të Kosovës si të ishte një vend jashtë Evropës!  Urime jo vetëm Kosovës, po edhe Bashkimit Evropian”, ka shkruar Rama në “Facebook”.

Këshilli i Ministrave i BE-së miraton me unanimitet liberalizimin e vizave për Kosovën

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka reaguar pas raportimeve në disa mediume…