Në konferencën për Ukrainën në Lozanë, veprimtari Sali Bislimi ngre shqetësimin për Kosovën
Veprimtari shqiptar në Zvicër, Sali Bislimi, ka marrë pjesë në një konferencë të nivelit të lartë të organizuar nga Fondacioni Jean Monnet në Universitetin e Lozanës, ku u diskutua për demokracinë në Evropë, luftën në Ukrainë dhe sfidat e sigurisë në kontinent.
Sipas Bislimit, në konferencë morën pjesë personalitete të njohura të politikës dhe diplomacisë, ndër ta ish-presidenti i Parlamentit Evropian, Pat Cox, ambasadorja e Ukrainës në Zvicër, Iryna Venediktova, ish-ambasadori Claude Wild dhe figura të tjera.

Ai tha se një nga mesazhet kryesore të konferencës ishte se informacioni dhe dezinformimi janë bërë propaganda më e rrezikshme e luftës në shekullin XXI.
Bislimi veçoi fjalimin e ambasadores ukrainase, e cila theksoi se demokracia nuk u mbrojt me kohë dhe tani duhet të mbrohet edhe me armë, duke shtuar se mbrojtja e demokracisë nënkupton edhe mbrojtjen e lirisë.

Ajo rikujtoi se lufta në Ukrainë nuk ka nisur para katër vitesh, por prej 12 vitesh, ndërsa miliona qytetarë janë zhvendosur nga vendi i tyre.
Sipas Bislimit, gjatë diskutimeve u tha se Evropa duhet të ndryshojë mënyrën e të menduarit dhe t’u përshtatet realiteteve të reja me ide të reja, ndërsa u theksua se sulmet ruse nuk janë vetëm kundër Ukrainës, por kundër vetë demokracisë.
Bislimi deklaroi se në këtë konferencë ai ngriti edhe çështjen e Kosovës, duke folur për proceset integruese dhe sfidat diplomatike me të cilat përballet vendi.
Ai tha se nga bashkëbiseduesit mori mesazhin se aktualisht prioritet për shumë vende evropiane mbetet Ukraina, ndërsa sipas tij u theksua se nuk duhet të tensionohen raportet me Serbinë për shkak të rolit që ajo po luan në raport me luftën në Ukrainë.

Bislimi u shpreh kritik ndaj qasjes ndërkombëtare ndaj Serbisë, duke deklaruar se “Kosova sot ka deficit politik dhe diplomatik” dhe se është e papranueshme që, sipas tij, “një grusht serbësh të ngadalësojnë proceset e Kosovës”.
Postimi i plotë i tij:
Informacioni dhe dizinformacioni jane propaganda me e rrezikshme e luftes te shek 21!
Nje konference me personalitete te shquara te politikes dhe diplomacise ne hapesiren e univerzitetit te Lausannes.
Demokracia ne Europe dhe e ardhmja e Ukraines!
E organizuar nga fondacioni Jean Monnet, udheheqes te saj nder tjer ish Presidenti i parlamentin Europian miku im Pat Cox, Ambasadorja e Ukraines ne Zvicer zonja Iryna Venidiktova , Claud Wild ish Ambasador dhe shume personalitete te tjera.
Demokracine nuk e kemi mbrojt me kohe, tani na duhet ta mbrojm me arme, duke mbrojt demokracin ne mbrojm edhe lirine, ishin fjalet e Ambasadores.
Politika ka nevoj nga nje here edhe per drama por sot nuk jemi ketu per te fole per diverzitetin por popujt sot kerkojn sigurine,
Lufta ne Ukraine , nuk i ka 4 vite , por 12 , 8 milon banor i kemi refugjate nuk di a do mund ti kthejm mbrenda.
Evropianet duhet ta ndrrojn psikologjin, ne situata te reja duhet edhe idet e reja qe nuk i kemi.
Lufta jone nuk eshte kunder Ukraines por kunder demokracise.
Me gjithe pjesemarresit une isha me Kosoven time, proceset e saj dhe integrimet.
Ma than haptas se tani nuk duhet ta zemrojm serbin sepse ajo ndihmon konkretisht Ukrainen luften kunder rusise,
Kosoven e ben me kushte ne anetarsim ne KE, per ne sot eshte qeshtja e Ukraines me prioritet.
Kosova sot ka deficit politik dhe diplomatik, eshte e pa mundur qe nje grusht serbesh te ngadalson proceset e Kosoves.
Serbet jane nje tumor ne politikat e sigurise dhe demokracise ne Ballkan dhe nuk duhet ti perkthelni ishin fjalet e mia.
Me pytnin ku eshte qeshtja Thaçi, me kenaqesi ju thash se ai po vjen nga nje padrejtesi qe nuk do harron historia!



