Verstappen: Në Las Vegas do të shkojmë për ‘show’

08 nëntor 2023 | 13:41

Pas tri garash radhazi, Formula 1 këtë fundjavë është pushim. Gara e radhës do të jetë pas 10 ditësh në Las Vegas, një pistë qytetase që rikthehet në kalendari pasj 40 vitesh.

Njëvendëshet e Formula 1 do të garojnë në rrugët e Las Vegas, në një garë me drita që parashikohet të jetë spektakolare. Pista do të jetë e gjatë 6,201 metra, kryesisht me pjesë të drejta të gjata, të ndërprera nga kthesa të avashta. Në prag të kësaj gare ka folur Max Verstappen, kampioni i botës në fuqi.

“Para së gjithash, aty do të shkojmë më shumë për spektaklin se sa për vetë garën”, ka deklaruar holandezi i Red Bull Racing. “Jam mjaft kurioz për këtë garë dhe këtë pistë edhe pse duket se do të shkojmë aty për të luajtur kazino e më pas do të largohemi, siç bëjnë të gjithë ata që shkojnë në Las Vegas. Pista duket e thjeshtë dhe e lehtë për t’u mësuar edhe pse ka disa kthesa që duhen pilotuar me kujdes”, ka thënë Verstappen.

“Mendoj se do të jetë një garë me shumë parakalime, pasi ka disa vende ku mund të kryhen ato. Të shohim se si do të jetë asfalti dhe si do të përshtaten makinat e gomat aty. Pjesët e drejta janë të gjata dhe të lehta për të arritur njëri-tjetrin e për të parakaluar. Të shohim”, u shpreh Verstappen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka përshkallëzuar kundërshtimin e…