Verstappeni: Babai im kurrë nuk besoi se do të bëhem kampion botëror

07 korrik 2022 | 12:32

Max Verstappeni ka dhënë disa hollësi nga e kaluara e tij. Kampioni në fuqi i Formula 1, Max Verstappen, thotë se jo shumë njerëz besuan se ai do të kishte këtë epitet ndonjëherë. Një nga njerëzit që nuk besoi në titullin e kampionit ishte edhe babai i tij. “Babai im kurrë nuk tha se do të bëhesha kampion. Ai gjithmonë ishte në të kundërtën. Më thoshte se do të bëhesha shofer kamioni apo autobusi”, ka thënë Verstappeni. Ky i fundit fitoi titullin e kampionit vitin e kaluar, në një garë të ngushtë me Lewis Hamiltonin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Hydajet Hyseni, gjatë fjalës së…