Hydajet Hyseni u drejtohet deputetëve me ‘delegatë’, më pas u kërkon falje

07 korrik 2022 | 12:30

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Hydajet Hyseni, gjatë fjalës së tij para deputetëve u është drejtuar atyre me epitetin “delegatë”.

Pas kësaj, Hyseni u ka kërkuar falje deputetëve për këtë mënyrë të të drejtuarit.

“Të nderuar delegatë, deputetë më falni”, është shprehur deputeti Hyseni, duke vazhduar me paraqitjen e Projektligjit për Shërbimin Korrektues të Kosovës.

Ky projektligj nuk ka marrë votat e mjaftueshme për shkak të mungesës së kuorumit në vendimmarrje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri Driton Kuka është më meritori për sukseset e panumërta…