Verstappeni: Jemi ende në ndjekje të Ferrarit, janë më të shpejtë se ne

16 gusht 2022 | 13:03

Edhe pse Red Bull e Max Verstappen kryesojnë renditjet e këtij botërori në Formula 1, ato për skuadra dhe pilotë, sërish piloti holandez nuk ndjehet i sigurt për titullin kampion.

Ai ka 80 pikë avantazh ndaj Charles Leclerc me Ferrari, ndaj kërkon një pjesë të dytë të kampionatit më të mirë.

“Ju më njihni, nuk jam nga ata që gjatë pushimeve ulem në plazh për të marrë rreze dielli”, ka thënë piloti holandez i Red Bull. Këtë sezon, ai ka fituar 8 nga 13 garat, por shpesh ka përfituar nga gabimet e makinës italiane apo pilotëve të saj, që në disa gara i kanë dhuruar fitoren.

“Nuk më intereson diferenca që kemi në renditje. Ajo që më intereson është të jemi të përkryer në çdo fundjavë. Ju e keni parë që Ferrari ka qenë më i shpejtë se ne thuajse çdo të shtunë, ndaj janë përpara nesh. Jemi ne ata që ndjekim Ferrarin thuajse në çdo garë dhe më pas i mundim, ndaj duhet kujdes”, ka shtuar holandezi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, tha se ambasadorët e…