Verstappeni: Jemi më të mirët pasi shfrytëzojnë edhe gabimet e rivalëve

27 korrik 2022 | 15:23

Max Verstappen është më i qetë se kurrë këtë sezon, teksa sheh se ka një avantazh të jashtëzakonshëm në renditje karshi rivalëve (+63 pikë). Piloti i Red Bull shfrytëzoi në maksimum garën e fundit në Francë, duke marrë 26 pikë karshi 0 pikëve të Charles Leclerc, që gaboi dhe përplasi makinën.

“Ishte një garë ku pas aksidentit të Leclerc kontrolluam makinën dhe arritëm të fitojmë. Më vjen keq për Charles, por këto janë mundësitë e arta që kemi për të fituar titullin. Në fund të fundit jemi më të mirët pasi shfrytëzojmë edhe gabimet e rivalëve tanë”, ka thënë Verstappen.

“Ferrari është i shpejtë, por gabon, ashtu si të gjithë. Gjithsesi, ne jemi më konstantë dhe shfrytëzojmë çdo mundësi. Në sportin tonë duhet edhe pak fat për të fituar. Shpresoj që këtë ritëm të ruajmë edhe këtë fundjavë në Hungari, për të nisur pushimet të qetë dhe por t’iu afruar titullit”, ka deklaruar holandezi i Red Bullit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fansat e Kardashian u kthyen si detektivë dhe zbuluan shenjat…