Veseli, deputetëve: Nëse ia doni të mirën vendit, ejani të dielën në seancë

16 shkurt 2018 | 20:41

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ku u vendos që seanca për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi të mbahet të dielën në orën 18:00, edhe një herë përmes llogarisë së vet në “Facebook”, u ka bërë thirrje deputetëve që të marrin pjesë në seancë.

“Ftoj deputetët e Kuvendit të Kosovës, si të zgjedhur nga populli për të punuar për të mirën e vendit, që të dielën, në orën 18:00, të jenë prezentë në seancë dhe ta përkrahin Marrëveshjen për Kufirin me Malin e Zi, që e forcon edhe më tutje sovranitetin e Kosovës dhe hap perspektivën tonë evropiane. Jam i lumtur që po shkojmë drejt një konsensusi nacional e politik që kjo çështje të përfundojë”, ka thënë Veseli.

Ai po ashtu ka thënë se Bashkimi Europian duhet t’i hap rrugë Kosovës drejt liberalizimit të vizave.

“Falënderoj shtetin e Malit të Zi për gatishmërinë që Kosova ta tejkalojë situatën në të cilën gjendet tash e sa kohë. Presim dhe besojmë se edhe BE-ja do të veprojë shpejt për t’i hapur rrugë liberalizimit. Qytetarët e Kosovës janë mbajtur gjatë të izoluar. Nuk ka forcë politike, pro-perëndimore, që ia do të mirën Kosovës, e që nuk e përkrah këtë proces, që nuk e dëshiron forcimin e sovranitetit të Kosovës, agjendën evropiane dhe miqësinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Veseli.

.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka…