Veseli e quan të lodhtë qeverinë Hoti

29 shtator 2020 | 14:07

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka komentuar 100 ditëshin e qeverisë së drejtuar nga kryeministri Avdullah Hoti, duke e quajtur qeveri të “lodhtë”.

Veseli ka fajësuar qeverinë Hoti për ngecje në kalimin e Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike.

“Kjo është qeverisje që po mundohet të bëjë diçka dhe nuk bënë asgjë. Edhe nëpër seanca tenton të kalojë diçka që nuk i ka numrat kjo tregon se sa e lodhtë është kjo qeveri”.

“Qeveria është duke i lodhur qytetarët në ballafaqimin me pandeminë po flas për 286 mijë familje që presin ndihmën e shtetit dhe kjo nuk po ndodh pasi kryeministri mendon se vetëm ai ka të drejtë dhe se nuk ka nevojë për ndihmë e kështu po i bllokon bizneset”, ka thënë Veseli në një konferencë për medie.

Më tutje, Veseli ka bërë thirrje të kalojë Pakoja e Rimëkëmbjes Ekonomike dhe tërheqja e mjeteve të Trustit, por duke mos krijuar idenë e lëmoshës “por të ndihmojë në mënyrë të drejtpërdrejt qytetarët ashtu siç e kanë edhe përgjegjësinë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës nuk beson se mungesa e deputetit Etem…