Veseli: Miratimi i pakos së ligjeve të Agjendës së Reformave Evropiane, lajm i mirë për shtetin

23 nëntor 2018 | 22:03

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka vlerësuar lart miratimin e pakos së re ligjore të sistemit të drejtësisë, e cila u votua në seancës e së premtes me shumicë votash nga deputetët.

Kreu i Kuvendit ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” se me një sistem të drejtësisë funksional e të reformuar, luftimi i krimit dhe korrupsionit është i pandalshëm dhe rruga drejt integrimeve evropiane është më afër. 

Postimi i plotë i tij: 

Miratimi i pakos së ligjeve të Agjendës së Reformave Europiane për sistemin e drejtësisë është një lajm i mirë për shtetin e Kosovës. Përgëzoj Ministrin e Drejtësisë, Ablerad Tahiri, për punën e tij të jashtëzakonshme. Falënderoj të gjithë deputetët që votuan këtë pako të rëndësishme. Me një sistem të drejtësisë funksional e të reformuar, luftimi i krimit dhe korrupsionit është i pandalshëm dhe rruga jonë drejt integrimeve europiane është më afër. Bashkimi Europian, po ashtu, duhet të tregojë se është më afër nesh – duke marrë vendim për liberalizimin e vizave për qytetarët tanë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Johanes Hahn, njoftoi se…