Hahni bisedon për taksën me Thaçin, Haradinajn dhe Vuçiqin

23 nëntor 2018 | 21:38

Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Johanes Hahn, njoftoi se ka zhvilluar bisedime të premten me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministrin Ramush Haradinaj, si dhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, lidhur me zhvillimet e fundit ndërmjet dy vendeve që kanë të bëjnë me taksën e vendosur nga Qeveria e Kosovës për mallrat serbe dhe ato boshnjake.

Përmes një postimi në llogarinë e vet në “Twitter”, Hahn ka theksuar se gjatë bisedimeve, është rënë dakord për nevojën urgjente për qetësi në interes të gjithë rajonit.

“Bisedova me Vuçiqin, Thaçin dhe Haradinajn sot. U pajtuam për nevojën urgjente për qetësi dhe mospërshkallëzim në interes të gjithë rajonit. U ofrova ndihmën që të punojmë në mënyrë të shpejtë dhe zgjidhje praktike të çështjes së CEFTA-s”, ka shkruar Hahn.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 21 dhjetor në Kuvendin e rregullt te punës se…