Veseli në Brrut dhe Pllave të Dragashit: Do t’i asfaltojmë 500 kilometra rrugë rurale në këtë zonë

20 shtator 2019 | 20:53

Lideri i PDK-së ka vazhduar takimet e tij me banorë në fshatrat e Dragashit.

Ai në Brrut dhe Pllave ka shpalosur planin për zhvillimin ekonomik, ku prioritet në program ka thënë se e ka edhe zhvillimin e zonave rurale.

“Me njerëzit e mirë të Dragashit, në Brrut dhe Pllave, me plot sinqeritet biseduam për zhvillimin e zonave rurale, që e kam prioritet në programin zgjedhor. Bjeshkët e Sharrit në Dragash kanë bukuri mbresëlënëse dhe potencial të jashtëzakonshëm për t’u bërë një zonë e zhvilluar e turizmit malor. Banorëve ua prezantova planin tim për zhvillimin ekonomik, ku me sigurimin e produkteve bujqësore fermerët do t’i kenë investimet e garantuara. Dhe, po ashtu, që ata të kenë qasje më të shpejtë në tregjet e shitjes, ne do t’i asfaltojmë edhe 500 kilometra rrugë për t’i lidhur zonat rurale me qendrat urbane”, ka shkruar Veseli.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës…