Veseli: Nuk i kam bërë askujt vija të kuqe

29 shtator 2020 | 13:04

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka folur rreth mundësisë për ndonjë koalicion të mundshëm me partitë politike.

Veseli në një konferencë për medie ka deklaruar se ka propozuar që partitë politike mos të kenë vija të kuqe në mes vete dhe se as ai vetë nuk ka vija të kuqe me askënd.

“Mos të bëjmë vija të kuqe me njëri-tjetrin për konsum elektoral”

“Edhe gjatë fushatës kam bërë thirrje për këtë dhe nuk i takoj këtij kontingjenti. Mendoj se fitorja në zgjedhje duhet të jetë e ndershme, pasi kur të fitosh mandatin duhet të mendosh se si do të jesh kur e dorëzon”.

“Unë asnjëherë nuk kam bërë vija të kuqe dhe mendoj se nuk duhet të bëjmë vija të kuqe”, ka thënë Veseli

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sezoni i bikinit mund të jetë mbyllur zyrtarisht, por jo…